Katër punëtore janë duke u hetuar pasi që të njëjtat kanë publikuar një video në Tik Tok, ku shihen duke vallëzuar në një dhomë të spitalit.
Kjo video e publikuar ka ngritur reagime të shumta nga persona që kanë kritikuar sjelljen e tyre dhe të personelit shëndetësor, sidomos në valën e dytë të koronavirusit ku janë rritur rastet që po përfundojnë me vdekje.
Video e publikuar në rrjetin social TikTok ka ngritur polemika, jo për faktin se punëtoret e spitalit janë parë duke pushuar, por, është kritikuar sepse e njëjta ka krijuar ndjesinë se këto punëtore tallen me të sëmurët e të vdekurit.
Punëtori që e ngarkoi videon nuk e ka imagjinuar se do të merrte ndikim e reagime aq të mëdha, e madje as që do të hetohej rasti.
https://twitter.com/doctor_papaya/status/1316753101706211330?s=20