Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Edhe 26 raste të reja me koronavirus në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Edhe 26 raste janë konfirmuar pozitive me koronavirus në Kosovë, ndërkaq tetë persona janë shëruar.

Mbi artikull

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Ndërkaq sot kanë vdekur dy persona të infektuar me koronavirus në Kosovë, duke çuar kështu në 11 numrin e përgjithshëm të viktimave nga koronavirusi në Kosovë.

Ndërkaq sipas njoftimit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 195 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

Moneytizer Paragrafi 4

“Rastet pozitive janë raste kontakti, gjashtë (6) raste nga komuna e Suharekës (sipas vendbanimit: katër (4) raste Vraniq, një (1) rast Bukosh dhe një (1) rast Krushicë e poshtme), katër (4) raste me vendbanim në Prishtinë, tre (3) raste nga komuna e Gjilanit (sipas vendbanimit: dy (2) raste Gjilan dhe një (1) rast Lladovë), tre (3) raste me vendbanim në Lipjan, tre (3) raste nga komuna e Vitisë ( sipas vendbanimit: dy (2) raste Smirë dhe një (1) Viti), dy (2) raste nga komuna e Leposaviqit (sipas vendbanimit: një (1) rast Leposaviq dhe një (1) rast Graniçan), dy (2) raste nga komuna e Kamenicës ( sipas vendbanimit:një (1) rast Kamenicë dhe një (1) rast Hodonovc) dhe me nga një (1) rast: Samadrexhë-Vushtrri, Pollatë-Podujevë dhe Pjetërshticë-Shtime”, thuhet në njoftim.

Sot më 16 prill 2020, janë shëruar edhe tetë pacient, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 79.

Ndërkaq njoftohet se nga data 08 shkurt deri më 16 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.915 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 449 me 11 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]