Ellie Goulding u godit nga një fishekzjarre gjatë performancës së saj në Festivalin “Victorious” në Portsmouth të Anglisë.
Këngëtarja ishte duke interpretuar bashkëpunimin me Calvin Harris, “Miracle”, kur fishekzjarret pjesë e skenës qëlluan lart, me njërën që sillej rreth fytyrës e krahut të saj.
“Ah”, bërtiti Goulding e habitur ndërkohë që po largohej nga skena.
Megjithatë, ajo e zgjodhi menjëherë këngën dhe vazhdoi të interpretonte e të vallëzonte sikur asgjë të mos kishte ndodhur.
Momenti ka qenë aq i shpejtë sa shumë fansa as që e kanë kuptuar fillimisht se çfarë kishte ndodhur.
“Unë shkova atje dje … E pashë atë, por nuk e dija se ajo u godit”, komentoi një person.
“Nuk e kuptova se kjo ishte arsyeja pse ajo qeshi”, ka shkruar një tjetër person.
“Nuk e vura re as live”, ndau dikush tjetër.