fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Erdogan: Turqia mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, BE dhe NATO

nga Revista Kosovarja
2 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Gjatë një konference për shtyp të premten në Stamboll pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka premtuar mbështetje për Kosovën në anëtarësimin në Këshillin e Evropës, Bashkimin Evropian dhe në NATO. Ai tha se Turqia është e gatshme të ofrojë mbështetjen e saj në dialog, nëse i kërkohet.

Erdogan ka përkujtuar se Turqia është vendi i dytë që ka njohur Pavarësinë e Kosovës.

“Turqia është një nga vendet e para që e ka njohur Pavarësinë e Kosovës. Atë kohë, kam qenë duke drejtuar mbledhjen e kabinetit dhe ma komunikuan që SHBA-ja e kishte njohur si vendi i parë, dhe thashë se ne do të jemi vendi i dytë që e njohim Kosovën. Qoftë e hajrit. Është domethënëse kjo. Tani janë 117 shtete që e njohin. Ne do të bëjmë punë intensive që të arrijmë shifrën që është si objektiv sa i përket njohjeve. Dua t’iu uroj 15-vjetorin e Pavarësisë që tani. Ne po vazhdojmë përpjekjet për të siguruar që Kosova të arrijë pozicionin e merituar në arenën ndërkombëtare. Mbështesim Kosovën në anëtarësimin në Këshillin e Evropës, BE dhe NATO” , ka thënë Erdogan.

Ai gjithashtu ka thënë se e mbështet dialogun Kosovë-Serbi dhe se pret që palët të tregojnë një qasje konstruktive.

“Ne mbështesim dialogun dhe presim që palët të demonstrojnë qasje paqësore e konstruktive. Shpresojë që dialogu të përmbyllet duke siguruar paqen dhe stabilitetin në rajon. Turqia është gati të ofrojë ndihmë për paqen në rajonin tonë nëse i kërkohet nga palët . Do të marrim hapa për të fortifikuar marrëdhëniet tona me vëllezërit kosovarë”, ka shtuar Erdogan.

Presidenti turk vlerësoi marrëveshjen e tregut të lirë mes dy vende, që sipas tij, Turqia është bërë vendi që eksporton më shumë në Kosovë.

“Mbi 610 milionë euro në vit eksportojmë në Kosovë. Duhet ta rrisim nivelin e vëllimit në 1 miliard”, ka thënë ai, duke përmendur investimet turke e ndihma zhvillimore të Turqisë për Kosovën. Ka premtuar se do të vazhdohet me projekte të çmuara.

Presidenti turk ka shprehur keqardhjen e tij për përmbytjet që ndodhën nëpër disa komuna të Kosovës si pasojë e të reshurave të mëdha të shiut.

Erdogan ka thënë se Turqia qëndron pranë vëllezërve kosovarë.

“Shpreh keqardhjen time për fatkeqësinë e përmbytjeve dy javë më parë në Kosovë. Duam të jemi përkrah vëllezërve kosovarë si gjithmonë. Jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetjen e nevojshme për të lehtësuar pasojat nga fatkeqësitë e përmbytjeve”, tha ai.


Etiketa: Kosove

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit para përballjes me Izraelin

60 minuta më parë
Aktuale

Humbja e 36 milionë eurove në Trust, kush është përgjegjës?

4 orë më parë
Aktuale

Serbia paralajmëron njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Greqia

4 orë më parë
Aktuale

Gërvalla: Shteti mund të jetë i suksesshëm pa qenë anëtar i OKB’së

6 orë më parë
Aktuale

“Porta e Ferrit” dhe misteret fatkeqe që fshihen pas saj

8 orë më parë
Aktuale

Distria Krasniqi kalon në finale, i siguron Kosovës medalje

8 orë më parë
Postimi tjetër

Sot kjo shenjë horoskopi vendos t’i japë fund lidhjes

Rita Ora zbulon tatuazhet e reja interesante

Jonida Vokshi shtatzënë për herë të dytë, e konfirmon në spektakël

TË FUNDIT

Capital T fton Luiz Ejllin për një bashkëpunim?

24 minuta më parë

Banorët në Big Brother VIP Albania ditën e sotme kanë bërë 90 ditë në shtëpi. Me këtë rast atyre i...

Kiara i jep premtimin e madh Luizit: Të premtoj se do të dua shumë…

43 minuta më parë

Sot banorët e Big Brother po kalojnë një ditë shumë të bukur. Vëllai i Madh ua ka plotësuar dëshirën dhe...

Tre të vdekur, skandali i pikave të syrit trondit SHBA-në

53 minuta më parë

Skandal i madh për pikat toksike të syve në SHBA. Të paktën 68 persona janë infektuar për shkak të pikave...

Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit para përballjes me Izraelin

60 minuta më parë

Përfaqësuesja e Kosovës e ka zhvilluar stërvitjen e fundit kualifikuese për “Euro 2024” kundër Izraelit, e cila do të zhvillohet...

Jonida Vokshi kaq e lumtur pranë bashkëshortit

1 orë më parë

Aktorja dhe prezantuesja televizive, Jonida Volshi, e ka pasur një sezon mjaftë të ngjeshur televiziv. Siç dihet, ajo e ka...

Dafina tregon dy veti të mira dhe dy të këqija të Xhulit

1 orë më parë

Dafina tregon dy veti të mira dhe dy të këqija të Xhulit Dafina Dauti ishte banore në “Big Brother VIP...

MË TË LEXUARAT

Çfarë do të ndodhë me paratë e mbledhura për Luizin?

Si të jeni më energjikë kur agjëroni në muajin e Ramazanit?

Arjola Demiri: Kisha një kolaps shpirtëror pas daljes nga BBVA

Burg kush është LGBTQ+, dënim me vdekje kush kapet duke bërë seks

Abdixhiku: Ndjej keqardhje për ndryshimin e Kurtit, çfarë fati i trishtueshëm politik

“Prit e përcjell”, Stresi ironizon me Xhulin pas fitores në “BBVK”

Stresi surprizohet nga Noizy

Edhe Getinjo tregon mbështetje për Luizin: Fenomeni i Shqipërisë

Luizi e cilësoi si moderatoren më seksi, Fjoralba Ponari habit me reagimin e saj

Gazetarja e “Ora News” dhe Eni i “Big Brother” i japin fund beqarisë?

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist