Producenti dhe aktori i njohur, Ermal Mamaqi ka publikuar në profilin e tij të Instagramit një foto të Xheraldinës, e ëma e reperit Ledri Vula.
Ai ka vënë në pah ngjashmërinë e tij me të në foton në fjalë.
Me shaka, Ermali shprehet se ndihet xheloz që Ledri është aq i bukur, kur në fakt ai vetë i ngjan më tepër Xheraldinës se nënës së tij. “Jam xheloz që Xheraldina (mami Ledrit), e ka bërë Ledrin aq të bukur, kur në fakt unë i ngjaj më shumë asaj se mamit tim”, ka shkruar ai.
Ky postim i Ermalit është pritur me shumë të qeshura dhe me komente nga më epiket nga ndjekësit, të cilët e kanë vlerësuar gjithmonë për sensin e tij të humorit.