Komuna e Prisntinës po ndryshon në shumë drejtime. Qeverisja e Përparim Rames po tregohet efektive në jetësimin e premtimeve të dhëna gjatë kohës së fushatës.
Faqja në “Facebook” e Komunës së Prishtinës, vetë i pari i kryeqytetit, por edhe drejtorët e drejtorive të ndryshme, shpesh raportojnë për iniciativat, nismat dhe realizimet konkrete të punëve e projekteve të ndryshme.
Siç është evidentuar shpesh, Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, në krye me Florian Dushi, po bënë një punë mjaftë efikase në kryerjen e detyrave që i ka në kompetencë.
Sot, drejtori Florian Dushi, ka reaguar në faqen e tij në “Facebook” duke thënë se po vazhdojnë në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive. Ai, thotë se puna nuk ndalet për shkak të sulmeve të atyre që më parë e kanë katandisur kryeqytetin.
“Vazhdojmë me përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive tona ligjore, puna jonë nuk ndalet dot, sulmet e atyre që për tetë vite rresht katandisën kryeqytetin, na bëjnë akoma më të fortë e më të vendosur në angazhimin tonë për rend e rregull në Prishtinë 👋”.