Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH, çdo vit raportohen rreth 246.660 raste të reja të kancerit të gjirit dhe më shumë se 50 mijë gra nuk e fitojnë dot betejën me këtë sëmundje, e cila klasifikohet si një nga më vdekjeprurëset në nivel global. Statistikat janë akoma e më të frikshme në SHBA, ku nga hulmumtimet e bëra rezulton se kjo sëmundje prek në 1 në 8 gra.
Gazetarja Çenkuela Hasa ka ndarë historinë e mamasë së saj dhe gjithë kalvarin që nënë e bijë, asokohe ajo ishte vetëm 16 vjeç, kaluan së bashku gjatë përballjes me këtë sëmundje. Përveç luftës së përditshme me dhimbjen e paragjykimet, gazetarja rrëfeu se mësoi të ishte optimiste, të shihte anën e mirë edhe kur dukej tepër e vështirë dhe të ndihmonte nënën e saj.
“Mund të them që momenti kulmor ka qenë momenti që nëna ime vendosi që të presë flokët sepse ato ishin ngatërruar shumë. E mbaj mend atë moment, më tha: ‘Sot do të dal, do të mbyll disa punë dhe do të më presësh flokët’. Unë kam qenë ajo që i kam prerë flokët dhe ai ishte momenti më kulmor për të i dhimbjes sepse nuk e pranonte dot ndryshimin. Heqja e gjoksit, prerja e flokëve që i kishte flokë shumë të bukur, me onde, domethënë ishte momenti më kulmor. Pas kësaj, ne filluam që të jemi optimiste kur porositëm paruket. na kanë ardhur nga Italia, me postë. Mami është izoluar 3 javë në shtëpi derisa i erdhën paruket të cilat ishin disi të ngjashme me flokët e saj dhe me vëzhgimin që unë kam bërë aq afër, ë gjendja e saj ndryshoi. Në njëfarë ajo nëpërmjet pamjes rinisi një jetë të re me kushtet që kishte.”-tregoi ajo.
Një tjetër aspekt që Çenkuela preku është opinioni dhe sjellja e të tjerëve ndaj nënës së saj. Ndër të tjera ajo tregoi: “Filluan ta bënin me gisht që “shiko ajo ka vënë paruke”, por unë kam qenë shumë natyrë sportive, nuk është se më kanë shqetësuar por realisht dua të them se i kam ndier këto gjëra në atë periudhë dhe prandaj edhe vendosa që ta ndaj historinë time. Pavarësisht se kanë kaluar kaq shumë vite, situata nuk është se ka ndryshuar shumë, veçanërisht nëpër rrethe ku jo vetëm paragjykimi, informacioni zonja vazhdon të jetë i vakët dhe media është e vetmja platformë që ato informohen.”