Princ Harry dhe Meghan Markle janë komentuar pothuajse gjatë gjithë javës nga media botërore pas intervistës së dhënë duke u paraqitur ekskluzivisht për herë të parë pas skandalit në familjen mbretërore.
Çifti zbuluan për publikun shumë të pathëna duke u nisur nga jeta private me fëmijën, pastaj qëndrimin e anëtarëve tjerë të familjes karrshi tyre.
Po ashtu, Meghan Markle ka folur edhe për momentin kur ajo ka dashur të bëjë vetëvrasje në kohën kur ka punuar në familjen mbretërore.
Disa gjëra që i kemi mësuar për jetën e tyre private mund t’i lexoni më poshtë.
Meghan Markle zbulon se kishte menduar të kryente vetëvrasje kur ishte pjesë e familjes mbretërore
Gjatë viteve, Harry ka diskutuar hapur për shëndetin mendor, pikëllimin dhe çështje të tjera që në të kaluarën ishin tabu që vinin nga një mbret. Por, publiku rrallëherë ka dëgjuar që Meghan të flasë për shëndetin e saj mendor.
Një nga momentet më zbuluese të intervistës ishte kur Meghan zbuloi se ka menduar të kryente vetëvrasje, ndërsa jetonte dhe punonte si një anëtare e familjes mbretërore britanike.
“Unë isha e turpëruar që duhet ta pranoja atë te Harry. E dija që nëse nuk do ta thoja, do ta bëja. Thjesht nuk doja të jetoja më”.
Në fund të fundit, duke dëgjuar atë të fliste për lundrimin e jetës në pallat me Harry si burimin e vetëm të mbështetjes konfirmoi diçka që ka hyrë në mbulimin e lajmeve të çiftit gjatë vitit të kaluar çifti thonë se nuk morën mbështetjen e duhur nga familja e Harry kur po luftonin dhe kërkonin ndihmë.
Meghan flet për komentet raciste që i janë bërë
Qysh se nga fillimi i lidhjes së saj me Harry, tabloidet kishin kryqëzuar Meghan me komente të shumta raciste.
Çështja e racës së saj gjithashtu ngjalli reagime edhe në familjen mbretërore. Ata besuan se mund të ketë qenë një faktor në vendimin e familjes për të mos i dhënë djalit të tyre, Archie, një titull ose për të siguruar mbrojtje të sigurisë për të.
Në një nga momentet më tronditëse në intervistë, Markle përmendi një bisedë që Harry kishte me një anëtar të familjes mbretërore ndërsa ishte shtatzënë me fëmijën e parë, duke zbuluar për atë se si do dukej ngjyrë e lëkurës e djalit të tyre kur të lindte.
Për babanë e tij, Harry thotë se ndihet shumë i dëshpëruar
Ai tha se ndihet i dëshpëruar nga i ati dhe se nëna e tij e ndjerë, Princeshë Diana, do të kishte qenë e zemëruar me mënyrën se si familja mbretërore e kishte trajtuar gruan e tij, Meghan.
“Ndihem vërtet i zhgënjyer sepse ai ka kaluar diçka të ngjashme. Ai e di se si është kjo dhimbje”, theksoi Harry. “Unë gjithmonë do ta dua atë, por më ka lënduar shumë”.
“Familja ime më preu financiarisht. Por unë kam atë që nëna ime më la dhe pa atë nuk do të ishim në gjendje ta bënim këtë”, shtoi tutje.
Harry shtoi se babai i tij Princi Charles nuk i hapte më telefonatat
“Kam pasur tre biseda me gjyshen time dhe dy biseda me babanë tim para se ai të mos më hapte telefonin. Dhe pastaj ai tha, a mund t’i shkruash të gjitha këto me shkrim?”, tregon Harry.
Meghan rrëfen për akuzat e bëra nga familja mbretërore për ngacmimet ndaj stafit të saj
Ajo u akuzua për ngacmim të dy ndihmësve të pallatit gjatë mandatit të saj të shkurtër si një anëtare e mbretërisë.
Këto absolutisht që nuk ishin të vërteta, sipas ish-aktores, megjithëse familja mbretërore nuk bëri asgjë për t’i korrigjuar ato.
“Familja mbretërore ishte e gatshme të gënjejë për të mbrojtur anëtarët e tjerë të familjes, por ata nuk ishin të gatshëm të thoshin të vërtetën për të mbrojtur mua dhe burrin tim”, ka thënë Meghan në intervistën me Oprah Winfrey.
Meghan dhe Harry theksuan se familja mbretërore ia ndaloi financat pas largimit nga jeta mbretërore
Shumica e anëtarëve të familjes mbretërore marrin para çdo vit nga arka e familjes në këmbim të kryerjes së angazhimeve zyrtare. Por kur ai prezantoi Meghan në familje, Harry tha, se marrëveshja tashmë dukej se ishte në rrezik.
Anëtarët e familjes së tij sugjeruan që ajo të vazhdonte të vepronte, sepse nuk kishte mjaft para për të paguar për të.
Ai dhe Meghan thanë se ata iu lutën familjes mbretërore që të paguanin për sigurinë për ta dhe djalin e tyre, por vetëm që refuzoheshin çdo herë.
Pastaj, kur ai dhe Meghan u transferuan në Shtetet e Bashkuara, tha Harry, familja mbretërore ndaloi t’u jepte para. Familja ime më preu financiarisht, tha Princ Harry.
Ndryshe, Princ Harry dhe Meghan janë në pritje të fëmijës së dytë dhe çifti siç u pa në intervistë janë tejet të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit dhe thuajse e ndjejnë shumë pak mungesën e familjes mbretërore pas gjithë atyre çka kanë kaluar.