fbpx

Graciano për krisjen me Argjirën: Ndonjëherë bëhesh egoist

nga Revista Kosovarja

Rikthimi i Gracianos në ‘BBV3’ mund të jetë bërë shkak për një krisje me partneren e tij, Argjira Spanca ku kjo e fundit nuk është bërë më ‘e gjallë’ për të mbështetur Gracianon teksa ky i fundit u bë përsëri pjesë e formatit.

Teksa qëndronin në oborr, Graciano dhe Egla kanë biseduar ditën e sotme për një temë delikate teksa kjo e fundit ka pyetur Gracianon lidhur me Argjirën, e ndërsa banori ka reaguar sikur nuk e ka kuptuar për çfarë bëhet fjalë, por la të nënkuptohej se diçka nuk shkon mes tyre.

Pjesë nga biseda:

Graciano: Nuk di për çfarë po flet Egla. Por jo..

Egla: E paske qelb muhabetin.

Graciano: Jo.

Egla: Po sigurisht që e ke qelb.

Më pas biseda mes tyre ka vazhduar teksa Graciano është shprehur:

“Nuk e kam menderosur. Thjesht kur ke shumë ngarkesë, kur ke shumë gjëra mbi kokë pa dashje, fillon e mer çik shumë zjarr. Korrektësia dhe përkushtimi po, por në disa gjëra edhe nxitohesh. Ndoshta ndonjëherë bëhesh dhe egoist pa dashje por jo me qëllim sepse varet nga rrethanat, kështu që… kjo është e gjitha. Kemi dhe momente që gabojmë, duke vënë veten përpara.”– shprehet banori.

 


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]