Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Gruaja lind foshnjën me peshë rreth 7 kilogram

nga Revista Kosovarja

Për një grua nga Senftenberg të Gjermanisë, lindja e djalit të saj erdhi si një befasi e madhe në kuptimin më të vërtetë të fjalës.

Sipas Klinikës Carl Thiem (CTK) në Cottbus, foshnja peshon 6.7 kilogramë dhe është e gjatë 57 centimetra një rekord për spitalin.

Djali u lind me prerje cezariane.

“Për 25 vjet në obstetrikë, unë ende nuk e kam parë një gjë të tillë”, theksoi Jörg Schreier, kryemjek në klinikën gjinekologjike.

Moneytizer Paragrafi 4

Ai dhe ekipi i tij sollën në jetë foshnjën në javën e 37’të të shtatzënisë.

“Një peshë e tillë ekstreme nuk është e sigurt për nënën dhe fëmijën”, tha Schreier.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]