fbpx

Hapen qendrat e regjistrimit të automjeteve

nga Revista Kosovarja

Qendrat e regjistrimit të Automjeteve, ndonëse me staf të reduktuar janë duke punuar në ofrimin e shërbimeve për qytetarë.

Në një përgjigje nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, kanë konfirmuar rifillimin e punës. “Janë duke punuar me staf të reduktuar esencial për t’i kryer shërbimet” thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Më tutje ata kanë bërë të ditur se si pasojë e pandemisë COVID-19 numri i automjeteve të pa regjistruara është 52, 421.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]