Harry Styles iu bashkua shoqja e tij, Jacquelyn Jablonski dhe miku i ngushtë James Corden teksa po niseshin me një varkë në Bolsena, Itali të premten.
Harry, 29 vjeç, shfaqi fizikun e tij të tonifikuar dhe me tatuazhe ndërsa hoqi këmishën e tij për të vënë në pah ngjyrën e trupit, shkruan DailyMail.
Bukuroshja amerikane Jacquelyn, 32 vjeçe, ndërkohë, vuri në pah figurën e saj trupore e veshur bikini me tela të zeza.
Asaj iu bashkua i fejuari i saj, Xander Ritz, i cili është mik i ngushtë me krijuesin e hitit “Walmelon Sugar”.
Në festë ishin të pranishëm edhe James Corden, 44 vjeç dhe gruaja e tij Julia, 43 vjeçe.
James dhe Julia janë nisur për në Itali pasi janë kthyer në Mbretërinë e Bashkuar pas lamtumirës së James në pogramin “The Late Late Show”.
Grupi u fotografua duke mbërritur në liqenin Bolsena, i cili krenohet si liqeni më i madh vullkanik në Evropë.
Harry pa dyshim luajti udhërrëfyesin për grupin pasi thuhet se ai ka një pronë në Civita di Bagnoregio, afër Bolsenës.
Ata shijuan së ngrëni disa pica përpara se të shkonin në ujë me një varkë, me Harryn që kishte një dukje si të ishte kapiten, ndërsa merrte kontrollin e timonit.