Ish-ministri i Jashtëm i Kosovë, Petrit Selimi, i reagoi këngëtares serbe, e cila e ofendoi Dua Lipën.Ish-ministri i Jashtëm, Petrit Selimi ka reaguar pas debatit rreth postimit të flamurit “Autochthonous” nga Dua Lipa.
Këngëtarja serbe Svetlana Raznatovic, e njohur për publikun si Ceca, e kishte ofenduar Dua Lipën duke i thënë vogëlushe dhe që nuk e njeh historinë.
Selimi me anë të një tweet-i, ia kujtoi këngëtares serbe disa prej skandaleve në të cilat ajo përfshihet.
Ndër të tjera, ai përmend faktin se Ceca ishte arrestuar pasi dyshohej se kishte pasur rol në vrasjen e ish-kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq
“Ceca, “Mbretëresha e turbo folkut”, e arrestuar si e dyshuar që kishte pasur rol në vrasjen e kryeministrit Gjingjiq: e dënuar për zhvatje; e martuar me kriminelin e luftës Arkan; e kapur drejtpërdrejt në TV e veshur me xhevahire të vjedhura nga burri i saj vrasës nga viktimat boshnjake; flet për “nacionalizmin e Dua Lipës”, shkruan Selimi në Twitter.
Kujtojmë se pas ‘zhurmës’ rreth postimit, Dua Lipa kishte reaguar duke sqaruar se nuk kishte aspak qëllim të nxisë urrejtje, por çdo person ka të drejtë të ndihet krenar me kombin e tij.