fbpx

Ja ku gjendet villa më ekskluzive në Kosovë, ku mund të kaloni ditë e netë të pa harruara

nga Revista Kosovarja

E, kush nuk do të donte të shpërngulej për pak kohë ose pak ditë në fshat për të soditur natyren, bukuritë që ofron fshati në të katër stinët e vitit?

Me mendje, shumë shpesh arratisemi në ndonjë vend të qetë, larg zhurmës e kaosit të qytetit. Dhe, po, ka një adresë, një vend që mundësoni të shijoni pamjen e bukur, ajrin e pastër, qetësinë, rehatinë e komoditen.

Në fshatin Kutllovc të Mitrovicës, gjendet villa e vetme e cila mund të rezervohet dhe të bëhet e juaj për aq netë sa të doni ju.

“Sky Villa” është villë luksoze, e ndërtuar në një pikë tejet të përshtatshme, në një lartësi ku duket sikur po prekni kaltërsinë e qiellit blu, me lartësi 890m.

Kjo villë është 207m2, posedon tri dhoma gjumi, dy banjo, sallonin me kuzhinë të përbashkët, sauna, pishinë të jashtme me ujë të ngrohtë, etj.

Pamja si nga jashtë ashtu edhe brenda është e jashtëzakonshme.

Qetësi absolute në një vend absolutisht të mrekullueshëm, ku privatësia është e garantuar në maksimum.

Përjetoni çaste të mrekullueshme, në “Sky Villa” në Kutllovc të Mitrovicës.

Numri kontaktues: +383/49-605-038
Instagram: skyvilla02
Tiktok; sky.villa
Facebook: Sky Villa

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]