Këngëtari e producenti amerikan, Mark Hoppus, ka bërë një rrëfim prekës.
Ditën e djeshme zbuloi se kishte pësuar depresion kur ishte diagnostikuar me kancer.
50 vjeçari kujtoi kohën kur nisi të marrë diagnozën e parë duke iu drejtuar gruas: Nuk e di nëse mund ta bëj këtë.
Hoppus shpjegoi se kishin filluar t’i vijnë mendime të këqija madje kishte menduar edhe vetëvrasjen.
Tani, sëmundja ka kaluar në fazën e katërt dhe se ende është duke iu nënshtruar kimioterapive.
Mark tha se zbulimi i një gungë në shpatullë ishte ajo që e bëri të hetoj më herët këtë sëmundje.