Një prej banoreve në Big Brother VIP 3 zgjodhi të rrëfente një prej periudhave më të këqija në jetën e saj.
Vesa Smolica, në një bisedë me Gracianon, ka treguar se në një kohë shumë të shkurtër ka bërë katër operacione, brenda një viti, për shkak të një mase tumorale që i ishte krijuar.
“Ka qenë një lloj keqtrajtimi edhe u zmadhua ajo që kisha. Kam hyrë brenda një viti në katër operime. Pas tyre, jam më mirë, jam marrë me palestër gjithë kohën. Njeriu duhet të kalojë disa gjëra që ta kuptojë që jeta është e bukur, duhet të jetosh çdo moment, duhet të kesh njerëz të mirë përreth vetes, të tregohesh pozitive, optimiste. Njerëzit toksikë i largoj të gjithë dhe jam shumë e prerë, sepse më ka bërë të mendoj shumë. Kur ka qenë e fundit, unë kam pasur tri ditë jetë”,– tha Vesa duke e lënë Gracianon gojëhapur.