Jeta Canaj është emër i njohur, sepse është pronare e një prej studiove më të famshme në Prishtinë për grim dhe flokë.
“Studio Jeta” e hair dhe makeup artistes Jeta Canaj është adresë zbukurimi për qindra vajza e gra prej shumë vitesh.
Jeta, nuk është vetëm profesioniste e fushës së bukurisë, por edhe një nga femrat më ekstravagante në kryeqytet.
Sharmi, stili dhe eleganca e Jetes nuk kalojnë pa u vënë re e pa u komentuar në përditshmëri dhe rrjete sociale.
Ajo është grua e fuqishme, punëtore, nënë dhe një femër me linja të admirueshme trupore.
Shumë gra e pyesin për sekretin, ama Jeta këtë muhabet e mbyll me një buzëqeshje të lehtë.
Çka bënë e çka ha Jeta e “Studio Jeta” në Prishtinë që është kaq në formë?