fbpx

Kombinimi i mëngjesit që ndihmon në uljen e kolesterolit

nga Revista Kosovarja

Trupi ka nevojë për një sasi të caktuar kolesteroli, që të kryejë funksionet e tij.

Por nëse mjeku ju ka thënë se keni kolesterol të lartë, kjo do të thotë se tani detyra juaj është ta ulni atë.

Cila është mënyra më e mirë për ta bërë?

Si të ulni kolesteroni e lartë?
Ekzistojnë disa mënyra për ta bërë këtë, të tilla si ulja e stresit, lënia e duhanit dhe stërvitja e rregullt.

Por ajo çka do të bënte një ndryshim edhe më të madh është konsumi i ushqimeve të shëndetshme.

Megjithatë shpeshherë nuk është vetëm ushqimi cilësor që konsumoni, por edhe mënyra se si i kombinoni ushqimet në pjatën tuaj.

Kjo është diçka e vlefshme, sepse mund t’ju ndihmojnë me disa shqetësime shëndetësore, sepse ju jep mundësinë të përfitoni një mori lëndësh ushqyese vetëm me një kafshatë.

Për shembull, një kombinim të tërshërës me qumështin e bajameve.

Tërshëra është një nga zgjedhjet më të shëndetshme që mund të bëni për mëngjes.

Ajo ju ndihmon të menaxhoni peshën, ndihmon në përmirësimin e shëndetit të zorrëve dhe në uljen e niveleve të kolesterolit.

Ekspertët e shndetit, udhëzojnë ë të konsumoni një tas me tërshërë për mëngjes.

Ju do të merrni rreth 5 gramë fibra, të cilat mund të zvogëlojnë përthithjen e kolesterolit në qarkullimin e gjakut.

Sipas ekspertëve, pesë deri në dhjetë gramë fibra të tretshme në ditë, mund të ulin kolesterolin e keq.

Disa studime kanë zbuluar se marrja e fibrave të tretshme, jo vetëm që lidhej me përmirësimin e shëndetit të zemrës duke ulur kolesterolin e keq në gjak, por gjithashtu ndihmonte në uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare në përgjithësi.

Së bashku me përmbajtjen e fibrave, një arsye tjetër pse tërshëra është një zgjedhje kaq e shëndetshme për mëngjes është fakti se ju mund të shtoni shumë përbërës të shëndetshëm dhe të pasur me lëndë ushqyese në tasin tuaj.

Rekomandohet përfshirjen e arrorëve si bajamet apo arrat, të cilat janë të mbushura me yndyrna të shëndetshme, fibra, magnez dhe vitamina.

Të cilat gjithashtu mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit të keq.

Një plus i madh është edhe shtimi i frutave të tilla si mjedra, luleshtrydhet ose mollët.

Kështu do të merrni një rritje shtesë të fibrave për një mëngjes shumë të shëndetshëm.AgroWeb.org

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]