Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kryeministri duhet t’i tregojë Lajçakut ku e ka vendin!

nga Revista Kosovarja

Meqë Lajçak foli në Beograd se askush nuk i kishte thënë jo për asociacionin në Kosovë, institucionet kosovare reaguan për të treguar se çka, vërtet, i kishin thënë Lajçakut, shkruan “Kosovarja”.

Ajo që duhej ta bënte Kryeministri, Avdullah Hoti, do ishte që, pas takimit me Lajçakun, të dilte në konferencë për media dhe të shpaloste qëndrimin e qeverisë, por edhe përmbajtjen e bisedës që kishte pasur me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, doli me deklaratën se çka, kinse, i kishte thënë Lajçakut. Por, ajo foli pasi Lajçaku shkoi në Beograd, ku edhe shpalosi përmbajtjen e zyrtarëve institucionalë kosovarë.

Andaj, Lajçakut, kryeministri dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, do duhej t’ia jepnin mesazhin e Prishtinës se duhej të hiqej preambula e kushtetues së Serbisë se Kosova është pjesë e saj!

Moneytizer Paragrafi 4

E, jo Lajçaku të flasë në Beograd si i teket atij se Kosova duhet ta ndërrojë kushtetutën për themelimin e asociacionit.

Po ashtu, që të dy, kryeministri dhe kryetarja e Kuvendit, do duhej t’i thoshin Lajçakut se Serbia duhet t’i heqë strukturat e MUP-it nga Kosova dhe t’i zbatonte marrëveshjet e Brukselit.

Sidoqoftë, ka mendime se Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është jo i ashpër në raport me kërkesat e Serbisë kundrejt emisarëve që vijnë në Prishtinë dhe flasin me fjalor të Vuçiçit.

Ai duhet të flasë në prani të Lajçakut haptazi, e jo pasi ai të largohet nga Kosova… S. Krivaça /Kosovarja

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]