Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka shpërndarë një fotografi të kryediplomates Donika Gërvalla nga gjykata, e cila po akuzohet për vepra penale të korrupsionit.
Miftaraj ka ironizuar me këtë, duke pyetur “kush po thotë që nuk po luftohet korrupsioni”.
“Foto çasti nga seanca gjyqësore e datës 20 qershor 2023 ne rastin ndaj Donika Gërvalla, e akuzuar për vepër penale të korrupsionit, mos raportim apo raportim i rremë i pasurisë. Kush po thotë se nuk po luftohet korrupsioni??”, ka shkruar ai.
Gërvalla po akuzohet për mos deklarim apo deklarim të rremë të pasurisë.