Një ngjarje të rëndë që ka ndodhur pasditen e së hënës në Fushë Kosovë, ku një zyrtar komunal është sulmuar brutalisht nga persona ende të paidentifikuar. Viktima është dërguar me urgjencë në spital, si pasojë e lëndimeve të rënda që mori.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se bëhet fjalë për Parayll Zogjiani, i cili është në pozitën e inspektorit të ndërtimit.
Zogjani është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po merr trajtim si pasojë e plagëve që ka pësuar në fytyrë.
Pasi rasti është denoncuar, njësitet policore janë aktivizuar për identifikimin e dy personave të dyshuar, të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe tashmë ndodhen në arrati.
Lidhur me incidentin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit si “Lëndim i rëndë trupor”, ndërmarrjen e veprimeve hetimore për kapjen e të dyshuarve dhe zbardhjen e motivit të rastit.