Rap-artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, prej disa muajsh po shijon një lidhje dashurie me futbollistin e Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi.
Dyshja e famshme kanë qenë cak i mediave dhe faqeve rozë jo vetëm në trojet shqiptare.
Ylli me prejardhje nga Ferizaj së fundmi ka treguar se si është njohur me futbollistin.
Ajo ka treguar se ndodhej në Dusseldorf ndërsa Karim i kishte dërguar mesazhe në rrjete sociale.
E njëjta theksoi se ishte shumë e uritur dhe se në hotelin ku po qëndronte nuk kishte ushqim për të porositur.
Kjo bëri që t’i shkruante Adeyemit i cili në ato momente ndodhej në Dortmund.
Të njëjtit lanë një takim dhe shkuan së bashku në një lokal për të blerë dynera.