Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi para dy ditësh, 14 qershor, se është nisur drejt Ukrainës së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq me ftesë të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy.
Më pas edhe presidenti ukrainas ka publikuar momente nga takimi me dyshen duke thën se Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut mbështesin ofrimin e Ukrainës statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.
Pas kësaj vizite së fundi ka reaguar artisti Arian Agushi i njohur me nofkën Gold AG.
Ai ka postuar një status në Instagram ku ka reaguar publikisht për vizitën e kryeministrave shqiptarë duke u shprehur jo mirë pasi është një vend që nuk e njeh Kosovën si shtet.
“Kryeministra t’dashun, ma hajr e ma mar ish kon me vizitu Preshevën se at’që se din prej kahit jeni”, ka qenë shkrimi i këngëtarit i icli më pas ka postuar edhe një imazh nga falja e namazit në gjamin e Preshevës.
Kujtojmë se, kryministri Rama gjatë fjalimit në Kiev e kërkoi njohjen e Kosovës duke treguar se përkundër mosnjohjes Kosova e ka mbështetur Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.