Egzon Haziri, 30 vjeçari që u vra mbrëmë në Prishtinë, do të varroset sot në vendlindjen e tij, në Bollopojë të Podujevës.
Sipas Llapi.info varrimi do të mbahet në orën 16:00.
Haziri u vra mbrëmë në rrugën “Jeronim De Rada”, në Prishtinë.
Deri tek vrasja e tij dhe plagosja e tre të tjerëve erdhi pas konfrontimit në mes të dy grupeve.
Ndërkaq shefi i Mjekimit Intensiv në QKUK, Shaqir Uka konfirmoi të Express se sot ka vdekur edhe kalimtarja e rastit që u plagos gjatë gjuajtjeve me armë zjarri.