Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Mike Tyson tregon muskujt para kthimit në boks

nga Revista Kosovarja

Legjenda e boksit, Mike Tyson, e ka treguar formën e tij fizike, në moshën 53-vjeçare, për herë të parë që kur ka zbuluar se dëshiron të kthehet në ringun e boksit.

Mike Tyson është njëri ndër boksierët më të famshëm në histori të kategorisë së peshave të rënda dhe gjatë kësaj krize të koronavirusit, ai ka qenë në qendër të vëmendjes shkaku i pretendimit se do t’i kthehet boksi.

Ish-kampioni ishte pensionuar në vitin 2005, mirëpo tani ai pritet të kthehet në ringun e boksit, 15 vjet pas meçit të fundit.

Muajin e kaluar ishte publikuar një video ku 53-vjeçari shihej duke u stërvitur dhe që nga atëherë ai ka zbuluar se dëshiron të marrë pjesë në një meç katër-rundësh për bamirësi.

Moneytizer Paragrafi 4

Tani, ai e ka publikuar edhe një video pa bluzë, ku shihet se është në formë shumë të mirë fizike.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]