Vetëm tetë pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar aktualisht në QKUK.
Sipas raportit të Klinikës Infektive, nga këto tetë raste, pesë janë në gjendje stabile, ndërsa tre të tjerë janë në gjendje më të rënduar.
Ndërkaq, QKUK ka bërë të ditur po ashtu se sot lirohet një pacient, i cili ka rezultuar negative në testimin për COVID-19, ndërkaq që për dy të tjerë priten rezultatet.
Postimi i plotë:
Në Klinikën Infektive, QKUK, sot më 21/05/2020, janë të hospitalizuar 11 pacientë.
Prej tyre, të sëmurë me Covid-19 janë 8 pacientë.
Nga 8 raste të infektuar me Covid -19:
• 5 pacientë janë në gjendje stabile;
• 1 pacientë është me gjendje të rënduar dhe trajtohet në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe;
• 2 pacientë janë në Repartin e Mjekimit Intensiv duke u trajtuar (njëri në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe tjetri në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik).
Sot lirohet 1 pacient, i cili ka rezultuar negativ në testimin për Covid -19 si dhe për 2 raste priten rezultatet. /Lajmi/