Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi, me rastin e ditëlindjes së akademik Sabri Hamitit ka dedikuar fjalët më të mira për veprimtarinë̈ e tij.
Në rrjetin social Facebook Ministrja Dumoshi, kështu dedikoi me urimin e saj;
Jeta dhe vepra e shkrimtarit, politikanit dhe akademikut Sabri Hamiti është një nga veprat më të pasura të historisë̈ së Kosovës dhe kulturës shqiptare në përgjithësi.
Hamiti bashkoi dhe edukoi shumë breza në letërsi, duke dëshmuar me dije dhe dashuri se rrënjët e së kaluarës janë baza që përcakton të ardhmen e një populli.
Sabri Hamiti sot është simbol i vlerave të larta për kombin shqiptar.
Urime ky përvjetor i rëndësishëm mjeshtër i fjalës, veprimtar i madh dhe njeri i kulturës së lartë.