Tian Krasniqi nga Tërpeza e Malishevës që u raportua i humbur është gjetur shëndosh e mirë.
Menjëherë pasi u gjet, ai është dërguar për kontroll mjekësore në Malishevë.
Nga komuna e Malishevës kanë thënë se gjendja e tij shëndetësore është e mirë, por që u takon familjarëve të vendosin nëse duan që vogëlushin ta marrin në shtëpi, apo i njëjti të qëndrojë edhe për pak kohë në spital.
Ndërkaq, komuna e Malishevës ka postuar një video nga momenti kur Tiani nxirret nga ambulanca për t’u dërguar në spital.