fbpx

Mot përvëlues

nga Revista Kosovarja

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i nxehtë.

IHK njofton se kjo situatë vjen si pasojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga pjesa perëndimore e kontinentit.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit.

Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira dhe kjo situatë meteorologjike do të ndikoj  te një shtresë e popullatës, sidomos te personat në moshë dhe te ata me sëmundje kronike, për shkak të vlerave të larta termike dhe indeksit UV të lartë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]