fbpx

Mot shumë i nxehtë edhe sot, pasdite mund të ketë rrebeshe shiu

nga Revista Kosovarja

Mot shumë i nxehtë dhe kryesisht me diell parashihet edhe për ditën e enjte. Pasdite më vonë apo në mbrëmje përreth viseve malore mund të zhvillohet ndonjë rrebesh shiu me bubullimë, apo edhe të kaloj ndonjë stuhi e zhvilluar në rajon, që sjell kushte për të reshura.

Temperaturat minimale zbreisn në 18C e 21C, e ato maksimale shkojnë deri në 35C e 37C.

Mot shumë i nxehtë parashihet edhe për ditët vijuese, me temperatura maksimale deri në 37C e 38C ditën e shtunë, njofton Prishtina Weather.

Orëve të vona të pasdites, të shtunën, mund të paraqiten kushte për zhvillime të rrebesheve me bubullimë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]