fbpx

Në këtë vend mbahet një dasmë madhështore pas heqjes së kufizimeve

nga Revista Kosovarja

Ministria e Shëndetësisë dje ka njoftuar për lehtësim të masave, tash kur në Kosovë po raportohet për më pak raste me koronavirus.

E ky lajmërim, duket se i ka lehtësuar edhe qyetarët që kanë vendosur që t’i kthen normalitetit të dikurshëm.

Madje, ato që edhe me lehtësim të masave nuk lejohen po bëhen lirshëm nëpër Kosovë.

Bëhet fjalë për dasmat e varrimet në të cilat marrin pjesë shumë persona.

Mbrëmë në një qytet të Kosovës është organizuar një gazmend familjar, e për këtë mbledhim kanë lajmëruar pjesmarrësit përmes një lidhje direkte në Facebook.

Në raportin 24-orësh të policisë nuk është lajmëruar nëse kanë marrë masa duke arrestuar ndonjë nga pjesëmarrësit, veçse siç shihet përmes videove që ka siguruar Gazeta Express aty kanë marrë pjesë shumë persona e ku normalisht nuk është respektuar distanca sociale.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]