Shumë persona tërhiqen nga sensi i humorit, nga buzëqeshja simpatike apo pamja, por këto 3 shenja të horoskopit tërhiqen nga inteligjenca më shumë se nga çdo gjë tjetër.
Bricjapi
Njerëzit e kësaj shenje i dedikohen fort punës dhe i vlerësojnë çmimet akademike dhe profesionale. Për këtë arsye Bricjapët nuk i tolerojnë gjërat koti apo humbjet e kohës. Shumicën e kohës ata pëlqejnë persona si vetja, të zgjuar, punëtorë. Nëse do të lidheni me një Bricjap, filloni të mburreni për mesataren e notave apo punët tuaja të suksesshme.
Binjakët
Me shumë mundësi keni në shoqërinë tuaj dikë të shenjës së Binjakvë, sepse janë shumë socialë dhe dinë t’i përdorin mirë fjalët. Ata janë njerëzit që sjellin fakte interesante nga çdo fushë e jetës dhe pëlqejnë njerëz të cilët janë të shkathët dhe inteligjentë.
Virgjëresha
Ndryshe nga Bricjapët, njerëzit nën shenjën e Virgjëreshës jo vetëm që vlerësojnë titujt akademikë dhe vlerësimet profesionale, por duan që këto arritje të jenë në nivelin e ekselencës. Ata duan të përmirësohen gjithmonë, të zhvillojnë pasionet dhe kërkojnë një partner i cili është i lexuar dhe i edukuar për botën që e rrethon. Kur njerëzit flasin me referenca filozofike, kanë njohuri nga historia, arti dhe poezia, mund të tërheqin lehtësisht vëmendjen e personave nën shenjën e Virgjëreshës.