fbpx

Një banjë e nxehtë mund jetë thuajse njësoj si të bësh vrap!

nga Revista Kosovarja

Emri: Banjë e nxehtë.

Mosha: Përdorur për herë të parë nga egjiptianët e lashtë 4,000 vjet më parë.

Pamja: Një enë e madhe akrilike ose prej guri, nëse je një egjiptian i lashtë, e mbushur me ujë të ngrohtë.

Faleminderit që më shpjegove se si duket një vaskë [?] S’ka përse. Këtë punë kam.

Më fal, po pse po e shpjegon këtë? Sepse, mesa duket, të bësh një banjë të nxehtë është saktësisht njësoj si të bësh ushtrime fizike.

Seriozisht e ke? Qartazi nuk është njësoj. Ja që qenka! Universiteti i Coventry bëri një studim dhe zbuloi se të bësh banjë është saktësisht e njëjtë me të bërit stërvitje.

Idiotësi. Në fakt, jo. Studimi zbuloi se banjot e nxehta mund të sjellin përfitime të caktuara shëndetësore të ngjashme me ato të ushtrimeve aerobike. Terapitë e nxehtësisë, përfshirë kohën në një vaskë të nxehtë, mund të rrisin temperaturën e trupit dhe të përmirësojnë qarkullimin e gjakut. Këto çojnë në uljen e presionit të gjakut, kontrollin e sheqerit në gjak dhe zvogëlimin e inflamacionit.

Prap s’është njësoj si të bësh stërvitje. Normalisht, nuk do të ndërtoni muskuj dhe nuk do të humbni peshë duke bërë një banjë, por prapë…

Mendo këtë: Jeni në moshë të thyer ose keni një sëmundje kronike dhe nuk jeni në gjendje të angazhoheni në ushtrime të rregullta. Nëse ky është rasti, provat tregojnë se një banjë e nxehtë është gjëja e dytë më e mirë. Nëse ky nuk është rasti dhe ju thjesht doni të relaksoheni, prap tingëllon super!

Sa nxehtë po flasim? Ky është lajmi i keq. Ju ndoshta nuk mund t’i arrini këto përfitime shëndetësore nga një banjë në vaskën tuaj. Edhe uji më i nxehtë, do ta humbiste nxehtësinë shpejt. Megjithatë, pse të mos e provoni. Charles James, një nga autorët e studimit rekomandon një nxehtësi prej 40 gradë Celcius për një orë.

A është e sigurt? Për sa kohë që jeni të gatshëm të anashkaloni rrezikun në rritje të marramendjes, të fikëtit dhe dehidratimit që vjen nga qëndrimi në një banjë të nxehtë për aq gjatë.

Po sauna? Faleminderit që pyete. Të dyja arrijnë pak a shumë të njëjtën gjë. Një studim në Finlandë tregoi se burrat e moshës së mesme që kishin katër deri në shtatë seanca sauna në javë gëzonin një ulje 50% të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare fatale krahasuar me ata që kishin vetëm një sauna në javë.

E pabesueshme. Mendohet se është edhe një antidepresiv dhe është treguar se ul rrezikun e demencës.

Okay, po iki të bëj një banjë të gjatë e të nxehtëëëë. Mirupafshim!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]