Një burrë është i bindur se ka kapur pamjet e një ‘humanoid’ alien që ecte në dhomën e tij ndërkohë që flinte gjumë.
Pamjet janë filmuar nga një kamerë monitorimi që kishte vendosur në dhomën e tij
David Eckhart nga Pensacola, Florida ka mbetur i habitur pasi pa pamjet, ku shihej një krijesë në derën e dhomës së tij. Kjo krijesë ishte e ngjashme me atë të një alieni i cili ishte vetëm disa centimetra i gjatë.
Davidi pretendon se nuk është hera e parë që sheh një gjë të tillë.
Pamjet, të xhiruara në vitin 2006, kanë dalë në dritë në një serial televiziv Sky History “The Proof is Out There”, ku shihet një “humanoid” i ngjashëm me atë të një alieni gri, sipasDaily Star.