fbpx

Një natë pa gjumë plakë trurin tuaj për dy vjet

nga Revista Kosovarja

Një studim i ri ka bërë të ditur se një ditë pa gjumë mund ta plakë trurin tuaj me dy vjet.

Një artikull i botuar në “Journal of Neuroscience” deklaroi të njëjtën gjë, duke shtuar se megjithatë, ndryshimet, mund të kthehen pas një gjumi të mirë të natës.

Për studimin, në të cilin morën pjesë 134 njerëz të moshave mes 19 dhe 39 vjeçare, studiuesit përdorën mësimin e makinës për të gjeneruar vlerësime të “moshës së trurit” nga skanimet e rezonancës magnetike (MRI) të trurit të njerëzve të privuar nga gjumi, shkruan Indianexpress, transmeton Klankosova.tv.

“Humbja akute totale e gjumit ndryshon morfologjinë e trurit në një drejtim të ngjashëm me plakjen tek pjesëmarrësit e rinj dhe këto ndryshime janë të kthyeshme”, tha Eva-Maria Elmenhorst, nga Universiteti RWTH Aachen në Gjermani, e cila kreu studimin.

Sipas studiuesve, çdo ndërprerje e gjumit mund të ketë ndikime të thella në tru dhe mund të rezultojë në ndryshime strukturore dhe funksionale në qarqet neuronale.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]