Arta Dobroshi ka dhënë një mesazh për të gjithë qytetarët sa i përket situatës me Covid-19.
Aktorja kosovare përmes një video të publikuar u ka bërë thirrje qytetarëve që të bartin maskat, dhe se ajo është e pajtimit që të dënohen ata që nuk i respektojnë masat.
“Nuk duhet vdekja me ju mbërri në shtëpi, që ta merrni seriozisht këtë virus”, thotë ndër të tjera aktorja.
E këtë mesazh të saj përmes kësaj video, e ka shpërndarë edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.
“Faleminderit Arta Dobroshi për këtë mesazh shumë domethënës. Ta ruajmë veten, familjen, të tjerët dhe shtetin tonë!”, ka shkruar Hoti.