fbpx

Nxënësit e kësaj shkolle në Indi nuk paguajnë një tarifë studimi, për aq kohë sa kryejnë këtë detyrë

nga Revista Kosovarja

Çdo mëngjes, studentë të rinj nga fshati Pamohi në Assam kanë një rrugë të veçantë për të bërë për në shkollë, duke mbajtur çanta të mbushura me mbeturina plastike.

Shkolla Akshar, e bashkëthemeluar nga Mazin Mukhtar dhe gruaja e tij Parmita Sarma, po nxit një frymë pozitive dhe ekologjike për të gjithë nxënësit e saj nëpërmjet kësaj nisme për t’u marrë shembull. Ata kanë eliminuar gjithashtu pagesën e tarifës dhe kanë kontribuar aktivisht për t’i dhënë fund praktikës së dëmshme të djegies së plastikës brenda komunitetit lokal.

Zjarret e dëmshme në fshat kishin paraqitur më parë një kërcënim të rëndësishëm mjedisor, duke çuar në probleme shëndetësore mes fëmijëve, me kollën dhe frymëmarrjen e zakonshme brenda klasave të tyre.

“Kur u kërkuam prindërve që të dërgonin sendet e tyre plastike me fëmijët e tyre, pothuajse asnjëri prej tyre nuk u bind. Ata preferuan ta digjnin plastikën e tyre në shtëpi. Kështu gruaja ime u tha se do të fillonim të përdornim strategjinë e tarifës.”, thotë Mukhtar.

Politika alternative e tarifave të shkollës rezultoi shpejt në pajtueshmëri 100% nga prindërit, të cilët gjithashtu nënshkruan një zotim për të ndaluar djegien e plastikës.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]