Pas eliminimit të Ermiona Lekbellos, për shkelje rregullash të Big Brother VIP Albania, banorja tjetër që i theu rregullat ishte Eva Alikaj, e cila u skualifikua.
Aktorja e nisi zënkën fillimisht me Kristi Aliajn gjatë provave të vallëzimit, duke eskaluar me komentet duke e quajtur “budalla, injorant”.
Derisa debati mes tyre ishte përhapur në gjithë shtëpinë, ndërsa Eva bërtiste në dhomën e gjumit, Luiz Ejlli u acarua dhe u përfshi në debat.
E revoltuar dhe duke mos arritur t’i kontrollonte emocionet, Eva kaloi në kërcënime duke i thënë këngëtarit se i çante kafkën, derisa ai nuk reagoi aspak përkundër se ajo e ofendonte.
Kujtojmë se, të martën mbrëma, gjatë spektaklit televiziv, produksioni ua dha vërejtjen e fundit banorëve që në gabimin më të vogël me ofendim, fyerje, bullizim apo ushtrim dhune ndaj njëri-tjetrit, ata do të skualifikoheshin.