Në Klinikën e Pulmologjisë – QKUK, aty ku po trajtohen pacientët e infektuar me koronavirus, vazhdimisht po bëhet thirrje që të mbahet pastërtia, por brenda vërehen papastërti të mëdha, sidomos në pjesën e banjave
KALLXO.com ditë më parë ka raportuar për papastërtitë dhe mungesën e sapunëve, letrave higjienike në Klinikën e Pulmologjisë, por mungesë e ngjashme ka qenë edhe dy ditë më parë kur KALLXO.com ka vizituar këto tualet brenda Klinikës.
Në tualetet e katit të parë përveç mungesës së sapunëve dhe letrave higjienike ka papastërti edhe në pjesën e dyerve.
Ndërsa, tualetet në katin e dytë janë në gjendje edhe më të rëndë, ato shihet se janë të vjetruara dhe përplot me papastërti.
Edhe familjarët e pacientëve mbrapa kamerave shprehen të shqetësuar për papastërtitë nëpër tualetet brenda Klinikës.
Deri më sot 9.688 qytetarë të Kosovës janë infektuar me COVID-19 që nga muaji mars, 5.480 prej tyre janë shëruar dhe 300 të tjerë kanë vdekur.
https://www.facebook.com/kosovarjavideo/videos/934824797015602/
https://www.facebook.com/kosovarjavideo/videos/771896316917462/
https://www.facebook.com/kosovarjavideo/videos/910196516130745/