Pas komenteve fyese për shtimin e peshës, Lana Del Rey me krenari vuri në pah këmbët

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja amerikane, Lana Del Rey, pas komenteve fyese që mori për shkak të peshës së saj, ka pozuar me krenari për numrin e ri të revistës Harper’s Bazaar.

Ajo ka pozuar e veshur me një bluzë dhe geta, ndërsa dukjen e kompletoi me grim që ia vinte në pah sytë dhe një model flokësh me balluke.

Paparacit e kishin fotografuar disa muaj më parë në plazhin e Rio De Janeiros, ndërsa në rrjetet sociale u bë shënjestër e ofendimeve nga përdoruesit për lënie të vetes pas.

Megjithatë, këngëtarja nuk u kushton vëmendje komenteve të tilla, ndërsa në një intervistë të mëparshme e ka konfirmuar lajmin se nuk është në një lidhje pas ndarjes nga ish i fejuari, muzikanti Evan Winiker.

Regjisori David Lynch e vlerësoi Lanan dhe gjithçka që bën artistja: “Ajo tregon një histori përmes muzikës së saj. Ajo ju udhëzon se si të mendoni dhe krijon një imazh të caktuar në kokën tuaj”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]