Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka qenë shumë e zëshme këto ditë për të shprehur indinjatën e saj lidhur me ngjarjen që ka tronditur së fundmi opinionin publik në Kosovë.
Bëhet fjalë për aktin makabër të dhunimi të një 11-vjeçareje në Prishtina nga pesë persona, disa prej të cilëve rezultuan të mitur.
Teksa fillimisht dha kundëpërgjigje për ata që e kritikonin se pse nuk ka reaguar edhe në raste të mëparshme kur kolegët e saj janë akuzuar për vepra të tilla, Dafina në të njëjtën kohë shkroi edhe disa statuse në Twitter, duke shprehur shqetësimin e saj mbi platofmrat e rrjeteve sociale që fëmijët përdorin.
“TikTok është një platformë vërtet e rrezikshme për fëmijët”, shkroi fillimisht Dafina në Twitter, duke këshilluar kështu prindërit që t’i mbajnë fëmijët larg këtij rrjeti social.
Tutje, këngëtarja shkroi për faktin se si ngelet e habitur nga meshkujt e martuar dhe fëmijë, të cilët komentojnë dhe shkruajnë gjëra negative për femra të tjera.
“S’po më besohet që ka aq shumë meshkuj me fëmijë, të martuar e me rrjete sociale të cilët komentojnë gjëra super të ashpra për femra të tjera! Ngacmim seksual në internet dhe ti ke një grua? Fëmijë?”, shkroi këngëtarja Zeqiri në Twitter.