Mesa duket, për herë të parë në historinë e filmave vizatimorë, për fëmijë do të kemi një personazh biseksual.
Këtë e ka konfirmuar vetë “Disney Channel” për një serial që pritet të dalë së shpejti në treg.
Bëhet fjalë për “The Owl House”, ku vajza 14-vjeçare, Luz Noceda është personazhi kryesor i serialit.
Seriali “Owl House” ndjek aventurën e Luzit, për t’u bërë magjistare, edhe pse ajo nuk ka ndonjë aftësi magjike. Një adoleshente e gjen veten të mbërthyer nga e keqja demonike dhe lufton forcat e së keqes së bashku me një magjistare rebele dhe një luftëtar.
Dana Terrer, producentja e serialit, në një postim në Twitter shprehet e lumtur që LGBTQ+ ka arritur të depërtojë edhe në “Disney”, edhe pse drejtuesit e këtij të fundit nuk kanë qenë shumë të kënaqur në fillim.
Burimi informacionit CCN News.