Sot në këtë ditë vikendi në Komunën Mitrovicës po vërehet një prezencë e madhe e policisë nëpër rrugët e qytetit.
Pothuajse në çdo rrugë kryesore, shihen patrulla të policisë, shkruan Jepi zë.
Sipas raportuesëve, policët po shqiptojnë gjoba për të gjithë shkelësit e rregullave të komunikacionit.
Një qytetar i ka thënë redaksisë, se Policia përveç angazhimit të autobarjtes (marimangës), ka të angazhuar nga kjo kompani edhe individ që me veturën e tyre, po u vendos automjeteve bllokada në goma.
Ndryshe numri i madh i automjeteve në qytetin e Mitrovicës ka shkaktuar edhe kaos urbanistik, duke e rikthyer edhe njëherë në mendje nevojën e rrugëve alternative.