Nuk mund të datohet me siguri përdorimi i parë i esencave të parfumuara nga ana e njeriut, por një është e sigurtë: Njerëzit prej qindra vitesh i dashurojnë parfumet.
Aroma është një formë personale e komunikimit, një mesazh i padukshëm nga personi që e mban atë për botën që e rrethon. Aromat shkojnë edhe më tej, duke arritur deri në thellësitë e kujtimeve të humbura, ëndrrave të fëmijërisë dhe shpresës së harruar prej kohësh.
Për t’i krijuar dhe mbajtur gjallë këto kujtime në kujtesën tonë, ne përdorim parfume nga më të ndryshme, që nga ato me aroma të freskëta e deri tek ato të ëmbla dhe pikante.
Ne vendosim aroma për të kënaqur veten dhe të tjerët, për të lënë një përshtypje të mirë, për të rrethuar veten me një aromë të këndshme dhe për të krijuar kujtime.
Dilema e madhe e njerëzve është nëse po marrin diçka origninale. Ne, ju propozojmë biznesin që nuk zhgenjen asnjëherë në këtë pikë.
“Premium Shop Perfumes”, një dyqan online që ofron parfuma premium të të gjitha brendeve, gjinive dhe unisex, shitja e të cilëve bëhet përmes fawes në Instagram (@premium_shop_perfumes), Facebook dhe Tiktok.
Drejtoresha ekzekutive e dyqanit, Znj. Albina Kurti, tha për revistën “Kosovarja” se qëllimi i këtij biznesi është t’i mundësoj njerëzve të krijojnë kujtime të bukura e më pas ti rikthejne ato në kujtesën e tyre përmes aromave që ju përshtaten stilit, sezones, preferencave dhe xhepit të tyre.
Për më shumë, @premium_shop_perfumes, funksionon online, ku mund të porositen parfume origjinale për femra, meshkuj dhe unisex, ndërsa sa i përket tranportit, Znj. Kurti u shpreh që është falas për të gjithë klientë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.
Premium Shop Perfumes mund ta vizitoni dhe të porositni përmes Instagram (@premium_shop_perfumes), Facebook, dhe Tiktok.