A ju ka rënë qejf për pite, fli, mantia, apo bakllava tradicionale?
Ndoshta po ju hahet shumë, por nuk jeni mjeshtre në gatimin e tyre, ndoshta nuk keni kohë për të gatuar dhe nuk e dini se si tia plotësoni vetës dëshirën.
Gjithsesi, ka një mundësi që ju të hani pite, fli, mantia e bakllavë me shije tamam të shtëpisë. Për të gjitha me shije dhe cilësi të pa krahasueshme, porosisni tek Kompania “Prite”.
Ky biznes e filloi veprimtarinë e vetë gjashtë vite më parë, si një vazhdim e një tradite familjare të bazuar në përvojën e brezave dhe mjeshtërinë e përgatitjes së ushqimeve tradicionale.
“Prite” është e specializuar në përgatitjen e produkteve ushqimore tradicionale, si: flija, pite, mantia, bakllava.
“Prite”, përdor përbërës të freskët dhe të cilësisë së lartë për të krijuar ushqime unike dhe të veçanta.
Të gjitha produktet mund të përgatiten në madhësi dhe formë sipas kërkesës së klientit. Pra, mund të porosisni për vete dhe familjen, por edhe për mysafir, apo ndonjë organizim familjar e më të gjera. Cilësia gjithmonë superiore.
“Prite” ofron transport falas për çdo porosi për rajonin e Prishtinës dhe Fushë Kosovës.