Janë përzgjedhur 26 këngët që do përformojnë në Festivalin e 61-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.
RTSH-ja ka njoftuar se komisioni përzgjedhës i këngëve, pasi dëgjoi dhe vlerësoi të gjitha krijimet e paraqitura, vendosi që në konkurim të marrin pjesë 22 këngëtarë dhe 4 grupe muzikore, transmeton Zeri.info.
Në këngët e përzgjedhura ka ashume artistë që vijnë me kompozime e tyre, apo edhe si poetë.
Në konkurim janë emra Big si Manjola Nallbani, Elsa Lila, Fifi, por edhe muzikantë të rinj të cilët kanë synuar skenën më të madhe të muzikës shqiptare.
Fituesi i Festivalit të 61-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës “Eurovision”.
Lista e plotë:
1 Farm (Bandë muzikore)
2 Alban Kondi & Lorela Karoshi
3 Albina Kelmendi
4 Anduel Kovaçi
5 Arsi Bako
6 Melodajna Mancaku
7 Elsa Lila
8 Enxhi Nasufi
9 Erma Mici
10 Evi Reçi
11 Fabian Basha
12 Fifi (Filloreta Raçi)
13 Franc Koruni
14 Genti Hoxha
15 Gjergj Kaçinari
16 Luna Causholli
17 LYNX (Bandë muzikore)
18 Manjola Nallbani
19 Permit of Stay (Bandë muzikore)
20 Petrit Çarkaxhiu
21 Rezearta Smaja
22 Rovena Dilo
23 Sara Kapo
24 Serxhio Hajdini
25 Urban Band (Bandë muzikore)
26 Vanesa Sono