Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Reshjet e shiut, vërshohet qyteti i Pejës

nga Revista Kosovarja

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të cilat kanë nisur që nga dita e djeshme, në Komunën e Pejës gjatë ditës së sotme janë shkaktuar vërshime në disa zona të këtij qyteti.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë “alarmin” për vërshime të mundshme në disa pjesë të Kosovës, si pasojë reshjeve që kanë filluar që nga dita e djeshme e po vazhdojnë edhe sot.

Sipas IHMK-së zonat më të rrezikuara nga vërshimet janë në Dukagjin në qytetet Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë e Rahovec.

Telegrafi më herët ka raportuar se qyteti i Pejës është në rrezik nga vërshimet si pasojë e rritjes së nivelit të ujit në Lumbardh.

Moneytizer Paragrafi 4

Përveq pamjeve që ka siguruar Telegrafi nga situata aktuale në Pejë, në rrjetet sociale po qarkullojnë edhe pamje tjera ku uji ka mbuluar disa sipërfaqe.

Situatë e rrezikshme nga vërshimet raportohet edhe në zonën e Grykës së Rugovës, ku është rritur niveli i ujit afër tunelit në Rugovë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]