Rina Balaj për momentin është një nga artistet më të përfolura dhe shumë të dashura nga publiku, shkruan “Kosovarja”.
Ajo njihet për paraqitjet e saj për të cilat komentohet mjaft shpesh në mediat rozë.
Së fundi, ka postuar një fotografi pa makijazh e cila duket më ndryshe se që jemi mësuar ta shohim të rregulluar dhe me grim.
Rina, ka zbuluar disa të meta në fytyrën e saj të cilat me vendosjen e makijazhit nuk është se i kemi dalluar.
“Kujtesë ditore se asgjë në rrjete sociale nuk është e vërtetë”, ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë Rina.
Përndryshe, projekti i fundit muzikor i këngëtares është “Bad Rosita”, i cili u prit shumë mirë nga publiku dhe arriti shumë klikime në YouTube. /Kosovarja/