Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli, tha se familja e Liridona Ademajt u deshtë të kalonte sot një tjetër dhimbje nga rivarrimi i saj në rrethanat tragjike.
“Mendimet dhe lutjet e mia dhe të familjës sime janë me familjen e Liridonës që duhet të vuajë dhimbjen e një krimi të tmerrshëm dhe me fëmijët e saj që ishin aq shumë të lidhur me nënën e saj dhe nuk ishin të pranishëm sot”, tha Pacolli përmes një postimi.
Ai theksoi se nuk ka pasur mundësi të marr pjesë sot në ceremoninë e rivarrimit.
Por, se do të jetë afër familjes pas kthimit nga një vizitë.
“Sepse jam në një vizitë në lindjen e largët, familjarët e bashkëpuntorët e mi vazhdojnë të qëndrojnë afër familjes së Liridonës dhe pas kthimit kjo vlen edhe për mua”, theksoi ai.
Kryetari i Aleancës Kosova e Re shtoi se Liridonën e ka njohur personalisht dhe se do të jetë përherë në kujtesën e tij dhe të familjes.
“Unë dhe familja ime e kemi njohur personalisht Liridonën dhe kishim një miqësi të mirë me të, ajo do të jetë gjithmonë në kujtesën tonë. U prehtë në paqe Liridona dhe familja e saj të gjejë forcën për të kapërcyer dhimbjen”, tha kreu i AKR-së.