Atdheu dhe Sara kishin një lidhje me shumë ulje e ngritje por së fundi u bë e ditur se janë të ndarë.
Po ashtu, Sara në një paraqitje televizive ka deklaruar se gjasat për rikthim nuk egzistojnë, shkruan “Kosovarja”.
Ndërsa, Atdheu e tha të kundërtën. I ftuar në emisionin “Në pranga”, foli për herë të parë për ndarjet e ribashkimet deri te kjo e fundit.
“Sara ka qenë e vetmja që kam pas pëlqim të vërtetë”, tha Atdheu duke zbuluar se i ribashkoi Arjani pas ndarjes.
“Unë isha me Arjanin dhe erdhi Sara me një shoqe të saj në kohën që ishim të ndarë dhe na bashkoi Arjani prapë dhe ne u ndamë prapë”, tha Atdheu.
U pyet se mos duhet të vijë prapë Arjani për ti ribashkuar, ish-konkurrenti tha “Jo” duke cituar fjalët e Sarës.
“Sara kishte thënë në një intervistë që ska shance më me Atdheun, por jetës nuk i dihet i them Sarës”, theksoi Atdheu duke lënë të hapur mundësinë e një ribashkimi derisa zbuloi se ka qenë Sara ajo që e ka lënë.
“Popo Sara më ka lënë, jo unë atë”, tha Atdheu duke shtuar se nëse do të kishte egzistu dashuria njerëzit nuk do të ndaheshin kurrë.